28.03.2017 · përditësuar para 3395 dite1 min lexim
Kënga ''Shape of you'' e Ed Sheeran është bërë mollë sherri për një grua.
Kjo sepse Sonia Bryce, u akuzua nga fqinjët e saj Clare dhe Jonathan Tidmarsh, se ajo ka dëgjuar këngën e Ed Sheeran me zë tejet të lartë, madje duke e përsëritur disa herë, njofton Klan Kosova.
36 vjeçarja u akuzua e më pas mbajti 6 javë burg që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Fqinjët raportuan se Sonia kishte përsëritur këngën ''Shape of you'' për 10 herë me zë të lartë, duke u bërë kështu shkas i prishjes së qetësisë së ambientit ku banonin, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.