Lajmet e fundit

Shannen Doherty është e shkatërruar pas vdekjes së mikut të saj të ngushtë dhe ish-kolegut në “Beverly Hills, 90210”, Luke Perry.
Doherty ka postuar një fotografi të tyre në Instagram derisa ka postuar edhe disa fotografi të tyre bardh e zi, ku paraqiten si karakteret ikonike të serialit “Beverly Hills, 90210” – Dylan McKay dhe Brenda Walsh.
“Dje e mora një telefonatë që më ka shkatërruar krejtësisht. Unë po përpiqem ta tejkalojë këtë humbje por po ndihem shumë keq. Zemra ime është me familjen dhe miqtë e tij që ishim të bekuar që e kishim në jetën tonë. Ta tejkaloj një humbje të tillë më duket e pamundur, momentalisht”, ka shkruar ajo, transmeton Klan Kosova.