Prapa protestave në Serbi qëndron vetë presidenti Alleksandar Vuçiq.
Kështu u shpreh, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Sipas tij, këto protesta janë pjesë e një skenari më të gjerë për të mbajtur opinionin e brendshëm dhe rajonal nën tension, përcjell Klankosova.tv.
“Vuçiq qëndron prapa këtyre protestave, sepse vetëm në këtë formë dhe mënyrë e mban opinionin të tensionuar dhe krijon një mjegull të së pavërtetës. Protestat në Beograd, incidentet etnike e fetare në Kosovë, presioni politik në Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi, si dhe deklaratat e herëpashershme të Dodikut për çështjen e Gjykatës së Bosnjës, janë pjesë e një projekti”, tha Shala.
Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese:
https://youtu.be/sQqOPoG2Fl0
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.