Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, , Kujtim Shala, priti sot në një takim Visar Morinën, regjisor i filmit “Babai” të shoqëruar nga drejtori i QKK-së, Arben Zharku, producenti, Visar Krusha, aktorët Val Maloku, Astrit Kabashi dhe Adriana Matoshi.
Shala theksoi se triumfi i filmit “Babai” në njërin nga festivalet më të mëdha në botë është një ngjarje me rëndësi për kinematografinë e Kosovës.
Ndërkaq, regjisori Visar Morina e tha se “ky film dhe suksesi i tij, vjen pas mbështetjes që mori nga Kosova. Me fondet e siguruara nga Kosova, kemi arritur të gjejmë edhe fonde të tjera.”
Filmi “Babai” me skenar dhe regji nga Visar Morina në edicionin e 50-të të festivalit ndërkombëtar të filmit KarlovyVary triumfoi me 2 çmime. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në KarlovyVary, ky film fitoi çmimin për regjinë më të mirë si dhe çmimin EuropaCinemasLabel që ndahet nga EuropaCinemasNetëork.
Po ashtu, me dy premiera brenda një jave, atë gjermane dhe botërore, ‘Babai’ ka fituar 6 çmime dhe ky është një sukses për Kosovën.
Ky film është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga fondacionet gjermane të filmit si Film und MedienStiftung NRËW fondacioni FFA, fondacioni Nordmedia, pastaj Fondi Maqedonas i Filmit, fondacioni francez CinemaDuMonde.
Premiera e tij do të shfaqet në Kosovë në fillim të shtatorit, transmeton Klan Kosova.