Dardan Shala, drejtor i përgjithshëm i “Devolli Corporation”, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti i cili në fushatën elektorale po e sulmon korporatën “Devolli”.
Ai tha se çështjen e dumpingut, Kurti elektoratit të tij po ia prezanton si të ishte veprim kriminal i “Devollit”.
“Është për të ardhur keq që sot dëgjoj nëpër fushata të ndryshme krekosje të njerëzve jashtëzakonisht të papërgjegjshëm që dalin dhe mundohen elektoratit të vet t’ia prezantojë këtë çështje si të ishte veprim kriminal i Devollit. Zotit Kurti kisha dëshiruar t’ia bëj me dije që masa anti-dumping i është vendosur Kosovës, për të cilën ky ka qenë përgjegjës sepse ka qenë kryeministër dhe është edhe sot, deri më 9, andaj kjo masë është ekuivalente sikurse me sanksionet që BE-ja ia ka vënë Kosovës”.
“Gjithmonë kërkoj arsye pse mundet të bëhet diçka e tillë, dhe ekzistojnë vetëm dy: e para, padijenia dhe e dyta është ndoshta, mund ta them atë fjalën popullore, ‘për inat të resë më vdektë im bir’, dhe ndoshta në këtë format nuk e kanë menduar e as pasoja e dy mijë të papunëve, sepse zinxhiri i furnizimit e dimë se si shkon, sepse nuk janë vetëm 2000 familje që kanë mbetur pa të hyra, por me automazitëm ato dy mijë familje ato para kanë pasur t’i shpenzojnë në qytetin e Gjakovës. Prandaj edhe ka pasur angazhim të pashoq të kryetarit të Gjakovës, por jo vetëm të tij. Kemi pasur edhe mbështetje morale edhe nga partitë e ndryshme të opozitës, të ambasadës amerikane dhe të ambasadave tjera, sepse të gjithë e kanë ndjerë se do të ketë impakt në zhvillimin ekonomik”, deklaroi Shala.
https://youtu.be/Mrz4ECo65c4
https://youtu.be/97YwPfNNmvc
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.