Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, kryetarin Fadil Vokrri si dhe sekretarin e saj Eroll Salihu.
Shala i përgëzoi drejtuesit e kësaj federate për zgjedhjet dhe poashtu iu premtoi bashkëpunim në funksion të zhvillimit dhe avancimit të mëtejmë të futbollit kosovar
Në takim Shala dhe Vokrri folën edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet futbolli kosovar dhe për përpjekjet që bëhen për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.
Po ashtu, ta diskutuan edhe rreth synimeve që po bën FFK-ja për ndërkombëtarizimin e futbollit dhe procesin e pranimit në UEFA, i cili pritet të ndodhë sivjet, transmeton Klan Kosova.