Opinionisti Blerim Shala ka bërë një shkrim për tenistin serb, Novak Gjokoviq, dhe mesazhet politike që ai i jep herë pas here në skenat më të mëdha të tenisit.
Gjokoviqi nxiti zemërim te shqiptarët e Kosovës kur në qershor në French Open, pas një meçi, shkroi në kamerë që ‘Kosova është zemra e Serbisë’, dhe ky nuk është mesazhi i parë i tillë që ai e ka dhënë.
“Nëse Djoković është pa dilemë një tenist i madh, më i suksesshmi në shumë aspekte në gjithë historinë e tenisit, dhe nëse ky fiton gati kudo, dhe nëse i njëjti në mes të Parisit, gjatë dhe pas një ngadhënjimi të tij tjetër në një turnament grand slam, konstaton që ’Kosova është zemra e Serbisë’ dhe që ’Serbët janë popull hyjnor...’, atëherë, për këtë mendësinë mbizotëruese politike në Serbi, del që në Paris, nuk ka fituar vetëm një tenist serb, por ka fituar edhe politika serbe e cila ndërtohet mbi parullat ’Kosova është zemra e Serbisë’ dhe ’Serbët janë popull hyjnor...’”, shkruan Shala.
“Kështu është kur ndërlidhen dukuri që nuk kanë gjë të përbashkët në mes vetes. Apo, kur gjithë një politikë dhe një gjendje në shoqëri reduktohet në disa parulla, të cilat nuk kanë të bëjnë gjë me realitetin. Dhe as që kanë pasë të bëjnë me realitetin ndonjëherë”.
Sipas Shalës, ndonëse tenisti serb mund të japë një shembull të mirë, ai nuk e bën një gjë të tillë, e madje Shala dyshon se as që do që ta bëjë një gjë të tillë.
“Si një sportist tepër i suksesshëm, tenisti Djoković, ka mundur gjithsesi të ofrojë një shembull tjetër, shumë më të mirë, për një popull dhe për një shoqëri”.
“Ai këtu nuk e ka bërë. Dhe nuk ka dashtë. Me gjasë”.
https://klankosova.tv/kolumne/per-nje-sportist-dhe-dy-parulla-1/
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.