Këngëtarja e njohur shqiptare, Nexhmije Pagarusha, feston sot ditëlindjen e 84-të.
Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka uruar këngëtaren e madhe shqiptare, duke u shprehur se artistet si Pagarusha, përfaqësojnë vlera kulmore të vendit tonë dhe me to krenohet Kosova, transmeton Klan Kosova.
Ministri Shala po ashtu u shpreh se Pagarusha, me zërin e mrekullueshëm është bërë burim frymëzim për breza të tërë, duke na mbajtur gjallë dashurinë për kulturën, të bukurën, dhe shpresën për një të ardhme ma të ndritshme.
Shala ndër të tjera ka theksuar se këngëtarja e madhe Pagarusha, na nxit që të punojmë më me përkushtim për vendin tonë, sidomos duke shtuar përkrahjen për kulturën dhe profesionistët e saj, sepse në këtë mënyrë ndihmohet më së miri Kosova dhe e ardhmja e saj.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.