Genci Shala ka përfaqësuar përsëri Kosovën në gara ndërkombëtare në sporte elektronike, më saktësisht në lojën "eFootball".
Gjilanasi ndonëse nuk arriti që të kualifikohet në playoff të Kampionatit Botëror në Rumani, tregoi paraqitje të mirë në një prej grupeve më të vështira në këtë garë.
Shala e vendosi Kosovën në pozitën e katërt të grupit "A" me 24 pikë të grumbulluara, pas 6 fitoreve, 2 barazimeve dhe 4 humbjeve, duke qenë vetëm një pozitë larg kualifikimit në fazën tjetër.
●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.