Lajmet e fundit

"Nënshtrimi i opozitës është mirë për me mbërri te qëllimi, sepse opozita sipas këndvështrimit të tij i bën pengesë rrugës, kur ka një alternativë politike. E qëllimi i tij është bash Republika e tretë", u shpreh Shala.Ai shtoi se, sipas bindjes së tij, një nga arsyet lidhet me dëshirën e Kurtit për të lënë gjurmë në histori, duke pretenduar se ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet figura me të cilën ai krahasohet.
"Pse i duhet? E para, për maninë e tij në histori, hija e zezë, Hashim Thaçi është ankthi i tij. Sepse sa herë kemi nejt bashkë, e ka ataku Hashim Thaçin. Këtij i pengon lavdia historike e Hashimit, në një kohë që ky ka qenë i rritur", deklaroi Shala.