Opinionisti Azdren Shala ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, sipas tij, haptas po e shkel Kushtetutën e Kosovës.
Në emisionin “Kosova Today”, Shala tha se nëse Kurti vazhdon me zhvillimin e seancës për president pa praninë e 80 deputetëve, siç tha ai, shefi i qeverisë do zë vend në histori njëjtë si Sllobodan Millosheviqi, transmeton Klankosova.tv.
“Nëse vazhdon seanca qysh e kanë nisur dje, e uroj që jo, pa prezencën e 80 deputetëve, mendoj që është akti më i rëndë që i është bërë Republikës. Nëse Kurti shkon deri në këtë marrëzi, unë po e them pa frikë, në histori ka me zënë vendin e njëjtë si Sllobodani. Ai përmes do ndryshimeve të dhunshme kushtetuese na e ka suprimuar autonominë, ky po do me na e suprimuar Republikën. Kështu haptas të shkelet Kushtetuta është e papranueshme, aq më tepër nga kryeministri i vendit”, tha Shala në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=1E5EqgtmUMk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.