Lajmet e fundit

"NATO 3.0 në aspektin e zgjerimit, në Ankara nuk u konfirmua zgjerimi që nënkupton se zgjerimi i NATO-s është pauzuar, për momentin nuk ka ndonjë plan të zgjerimit të NATO-s. Duhet të kemi parasysh se cili është rrugëtimi që shtetet duhet të ndjekin për anëtarësim, ne i kemi disa pengesa duke nisur nga 5 shtetet mosnjohëse kjo është porta që duhet të kalojmë. Porta tjetër të cilën duhet ta kalojmë është edhe aspekti institucional të cilat marrin kohë. Nuk e kisha cilësuar që NATO 3.0 e vështirëson anëtarësimin e Kosovës në NATO, mirëpo Kosova duhet të ketë një qasje pak më ndryshe për anëtarësim në NATO", tha ai.Tutje, Shala tha se Kosova duhet të avancojë në krijimin e institucioneve në mënyrë që kur të vie koha e anëtarësimit të jetë partner i besueshëm i kësaj aleance.
"Gjithmonë jam idhtar i asaj që ne duhet të kryejmë detyrat e shtëpisë që të krijojmë institucionet tona, të krijojmë rezilencën tonë në mënyrë që të jemi partner i besueshëm që edhe kur të vie koha për anëtarësim të kemi çfarë të ofrojmë, të mos bëhemi barrë e NATO-s, mos të shkojmë të anëtarësohemi në NATO dhe të bëhemi barrë e saj, por të ofrojmë kapacitetet tona me aq mundësi sa kem dhe të ofrojmë kapacitetet që janë të vlefshme për mbrojtje në NATO. Kosova duhet të rishikojë qasjen ndaj NATO-s dhe të fokusohet më shumë në zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale sidomos me SHBA, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Turqinë...", tha ai.