Komentatori Dritan Shakohoxha ka thënë se sheshi i Beogradit është boshatisur pas humbjes së Serbisë nga Shqipëria.
Ai bëri të ditur se lojën e ndoqi nga një lokal, pasi s’u lejua që të hynte në stadium, teksa u shpreh se menjëherë pas ndeshjes, rrugët e Beogradit janë boshatisur.
“Lojën e ndoqa në një lokal në Beograd. Jam tek pedonalja e Beogradit, ku ka pllakosur heshtja, rrugët janë bërë bosh menjëherë. I ka boshatisur rrugët Manaj”.
“Ky ishte goli i dytë më i rëndësishëm në histori të futbollit shqiptar, pas atij të Armando Sadikut në Evropian ndaj Rumanisë”, u shpreh Shakohoxha në Klan Kosova.
Shakohoxha tutje u shpreh se nuk i është paraqitur asnjë problem sigurie gjatë qëndrimit në Beograd por vetëm se serbët janë të zhgënjyer nga humbja.
Shqipëria e mposhti sonte Serbinë në ndeshjen që u zhvillua në Leskovc me rezultat minimal prej 0-1. Të vetmin gol e shënoi Rey Manaj në minutën e 46-të.
https://www.youtube.com/watch?v=MYetIxt_G-8
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.