Lajmet e fundit

Shakira po kalon pushimet me njerëzit që ajo i do më së shumti: familjen e saj.
Këngëtarja postoi një foto të mrekullueshme në Twitter me burrin e saj, futbollistin Gerard Piqué dhe dy djemtë e saj, Milanin 5-vjeçar dhe Sashën 3-vjeçar, njofton Klan Kosova.
Të katër anëtarët e familjes dolën të qeshur dhe të përqafuar me njëri-tjetrin.
Në këtë postim të portretit familjar ajo shkroi: Urime festat.
https://twitter.com/shakira/status/1078429131468091393