Lajmet e fundit

Shakhtar ka mposhtur Romën me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales.
Ndonëse pjesa e parë përfundoi me avantazhin e romakëve prej 0:1, kur Cengiz Under kishte shënuar në minutën e 41, ukrainasit u kthyen në lojë në pjesën e dytë.
Fillimisht, Facundo Ferreya barazoi rezultatin në minutën e 52-të, përmes asistimit të Yaroslav Rakitsky.
Ndërkaq Fred ishte futbollisti që ia siguroi Shakhtarit fitoren duke realizuar në minutën e 71-të.