Lajmet e fundit

Shakhtar Donetsk dhe Real Madridi kanë ndarë pikët, pasi ndeshja përfundoi, me rezultat 1-1, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë përfundoi pa gol, pavarësisht shumë rasteve që kishin dy skuadrat për shënim.
Në pjesën e dytë, Shakhtari kaloi në epërsi, në minutën e 46', me Oleksandr Zubkov.
Reali pas shumë tentimeve e barazoi rezultatin në minutën e 95', me Antonio Rudiger.
Shakhtari pas barazimit, kalon në pozitën e tretë, me pesë pikë, pas katër ndeshjeve, derisa Real Madridi pas barazimit mbetet në vendin e parë me dhjetë pikë. /Klankosova.tv/
https://twitter.com/i/status/1579938796329930753