Lajmet e fundit

Takimet mes V. S. Naipaul dhe Luis Borges në Argjentinën e pas viteve ‘70 vijnë në një rrëfim të gjatë që Naipaul bën në librin me ese “Shkrimtari dhe bota”, sjellë në shqip nga botimet “Saras”.
Historitë e diktaturave janë të gjitha njësoj. I ulur në një kafene në Buenos Aires, V. S. Naipaul dëgjonte rrëfimin mbi diktaturën në Argjentinë nga Luis Borges. Kur fliste për Eva Peronin, gruan historia e së cilës ishte legjenda e fshehur e Argjentinës, vështrimi i tij merrte ngjyra gëzimi.
“Kjo është një histori që unë nuk do të mund ta shkruaja kurrë”, thotë Borges, i bindur se asnjë varg apo tregim, sado i gjatë, nuk do të mund të japë asnjëherë atë çfarë vërtet jetoi e besoi kjo grua.
Nën kaosin e një vendi që ende nuk ishte ndarë nga e shkuara, dhe ku censura ndihej ende në shtyp, V. S. Naipaul, e dinte se as orët e gjata nëpër arkiva, apo dhe takimet me personazhe të njohur të atyre viteve nuk do t’i tregonin Argjentinën e vërtetë, siç mund ta bënte rrëfimi i një poeti.
E kishte njohur Borgesin herët përmes veprave të tij, dhe kur udhëtoi drejt Buenos Aires, e vetmja gjë që ruajti me kujdes ishte numri i tij i telefonit. Orët e bisedave të gjata në kafenetë e zhurmshme argjentinase, apo shëtitjet në rrugën e preferuar të poetit, do të ishin më shumë se një shkëmbim eksperiencash mes dy shkrimtarëve.
Në morinë e biografive apo studimeve mbi veprën dhe jetën e Borges është veçuar nga stili dhe mënyra e të vështruarit, rrëfimi që V.S. Naipaul bën për Borgesin e këtyre takimeve.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/11/09/shakate-dhe-misteri-te-borgesi/