Shkrimtari Shaip Beqiri është shpalluar sot fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”, të cilin e ndan kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri për arritje të veçanta në letërsi.
Fituesi është përzgjedhur nga juria e konkursit letrar ‘Beqir Musliu’, në përbërje Nexhat Rexha, Albina Idrizi, Hasan Bunjaku, Ramadan Mehmeti e Sadete Tërnava Osmani.
I pari i Gjilanit ka uruar shkrimtarin Shaip Beqiri, për të cilin tha se ka dhënë kontribut të madh në lëminë e letërsisë, derisa ka qenë miku më i ngushtë i shkrimtarit të famshëm gjilanas, Beqir Musliu.
“Ideator i këtij çmimi është Ars Clubi “Beqir Musliu” nga Gjilani dhe ndahet për here të dhjetë nga Komuna e Gjilanit.
Shkrimtari Shaip Beqiri jeton dhe vepron në Zvicër, derisa ka qenë redaktor shumëvjeçar i kulturës në disa media të Kosovës, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.