Juristja Anita Shabani, në "Rubikon" në Klan Kosova, kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për veprimet e saj për zgjedhjen e presidentit.
Ajo theksoi se nëse VV do të kishte pasur vullnet, do të kishte ftuar LDK-në në një takim për të diskutuar Vjosa Osmanin si kandidate të përbashkët për presidente.
Shabani shtoi se në këtë proces ka munguar serioziteti dhe ka pasur më shumë përpjekje për të bllokuar situatën sesa për ta zhbllokuar atë.
“Nëse kish pas interesim prej VV-së, e kish ftu në takim LDK-në edhe e kishin diskutu Vjosa Osmanin si kandidate të përbashkët për president. Në krejt këtë proces nuk ka pasur seriozitet. Shohim një dëshirë, më shumë për bllokim e kriza sesa për zhbllokim. Jemi t’u pa vullnet për bllokada, është t’u keqqeveris”, vijoi ajo.
“I ke 51 për qind o zotëri, qeveris. Çka po të duhet presidenti?”, përfundoi ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=qpSVrT1muh8
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.