Lajmet e fundit

Karl Lagerfeld është ‘infektuar’ nga ngrohtësia dhe ritmi i latinoamerikanëve gjatë sfilatës së parë të Chanel-it në Kubë.
Në fakt, stilisti për supersfilatën që është mbajtur në ‘Paseo del Prado’ në Havana, ka ndërthurur stilin shik të Chanel-it me atë retro të Kubës dhe të amerikanëve që niseshin me anije drejt ishullit.
Mes spektatorëve ishte edhe Antonio Castro, aspirant për model dhe nip i ish presidentit Fidel Castro, shkruan living. Të ftuarit ishin me qindra, disa prej tyre me famë ndërkombëtare si Vin Disel e Gisele Bundchen, dhe që të gjithë admiruan modelet në shëtitoren e bukur 160 metra të gjatë.
Kapele Panama dhe mjekër alla Che Guevara, veshje në nuancat e jeshiles së errët të alternuara me të kuqen e zbehtë, printime retro, që përveç se në atë sfilatë i kemi parë të duken gjithandej në koleksionin e ri të Chanel, të gjitha këto ishin në pasarelë bashkë me modelet e bukura që shoqëroheshin nga kolegët meshkuj.
Shfaqja është mbyllur me një festë gjigante që i përshtatej krejtësisht stilit kuban.