Prishtina do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë për këtë edicion në Ligën ENBL.
"Bardhekaltrit", do të përballen me norvegjezët e BC Gimle në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë nga ora 19:00.
Klubi nga kryeqyteti, do t'i zhvillojë katër ndeshje si vendas dhe katër si mysafirë.
Për Prishtinën kjo është hera e dytë që luan në këtë Ligë, ndërkohë që në këtë edicion do të garojë edhe Peja për herë të parë.
Kundërshtarët e KB Prishtinës janë:
BK Opava (Çeki);
Gimle Basket (Norvegji);
Brussels Basketball (Belgjikë);
Slovan Bratislava (Sllovaki);
Tindastoll Saudarkrokur (Islandë);
Keila Coolbet (Estoni);
Manchester Basketball (Britani e Madhe);
Dinamo Zagreb (Kroaci).
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.