Lajmet e fundit

Ndaloni një moment, mbyllini sytë dhe koncentrohuni thellë, sepse do t’ju duhet që ta zotëroni sfidën e Hod Dog-ut, një iluzion ky që po e “çmend” internetin.
Truri i gjithë kësaj pune është Howard Lee, një artist nga Aberystwyth i Wales, i cili posedon një aftësi të jashtëzakonshme për të vizatuar objekte që do t’ju bëjnë të mendoni se janë reale.
Videoja e sfidës së “Vizatimit të Hot Dog-ut” të Lee fillimisht ishte ngarkuar në YouTube në muajin e kaluar, por vetëm tani është shpërndarë me të madhe nëpër internet, transmeton Klan Kosova.
Ne klipin një minutash, Lee e vendos vizatimin e hot dog-ut pranë atij real, dhe praktikisht është e pamundur që të vërehet se cili është i pavërtetë – shikojeni vetë:
Po ashtu më poshtë janë edhe videot tjera të këtij artisti, të cilët janë po aq impresionuese, ku përfshihen çokollata babadimri, Iphona, karamelet dhe domatet.