Edhe këtë javë banorët e Big Brother VIP Kosova janë përballur me sfidës e buxhetit.
Ata kishin disa shkopinjë të cilët duhet t’i bartnin nga fillimi në fund dhe secili shkop përfaqësonte 20 për qind të buxhetit, njofton Klankosova.tv.
“Në sallon i keni pesë shkopinjë të cilët duhet t’i bartni nga fillimi në fund, çdo shkop përfaqëson 20 për qind të buxhetit”.
“Secili nga ju do të keni një rryp të cilin do ta lidhni në pjesën e belit, secili prej jush e keni një hapsirë të kufizuar, shkopi duhet të kalojë nga një lojtar në lojtarin tjetër dhe të realizohet bartja e tij në hapsirën e lojtarit tjetër. I gjithë ky proces duhet të realizohet vetëm me rripin e shkopit. Shkopi nga njëri tek tjetri kalon deri në pikën e fundit”, thuhej në zarfin e prezantimit të lojës për sfidën e buxhetit.
Por, a ia dolën banorët ta kalojnë me sukses këtë sfidë?
E për t'a kuptuar këtë gjë, klikoni videon e mëposhtme:
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: