Lajmet e fundit

Skuadra spanjolle Sevilla e ka paralajmëruar Federatën e Futbollit të Argjentinës që nuk do ta tolerojnë ndonjë tentim të tyre që ta marrin trajnerin Sampaoli.
Në deklaratë thuhej se Sevilla i ka dërguar letër Federatës së Argjentinës duke e bërë të qartë që klubi do ta konsideronte si mungesë respekti, nëse ka ndonjë të vërtetë në raportet e fundit të ndonjë takimi apo kontakti me qëllim bindjen e Sampaolit që ta përfundojë kontratën me klubin e tyre.
Ata shtuan që një veprim i tillë do të ishte i papranueshëm dhe se klubi nuk do të hezitonte të merrte masa.