21.08.2020 · përditësuar para 2171 dite1 min lexim
Skuadra spanjolle, Sevilla ka arritur që me rezultatin final në 3:2 ta mposhtë Interin dhe të shpallet kampione e Evropa Ligës.
Edhe pse të parët shënuan Interi, përmes Lukakus nga pika e bardhë, Sevilla nuk u ndal për asnjë çast, ata barazuan me De Jong në minutën e 12’të të duelit.
Golat nuk u ndalën, Sevilla kaloi në epërsi në minutën e 33’të përsëri përmes De Jong, por tre minuta më vonë Interi u kundërpërgjigj me Godin, i cili e barazoi rezultatin në 2:2.
Kur po mendohej se 90’të minuta do të përfundonin në 2:2, në skenë doli Carlos i cili me një goditje akrobatike vulosi fatin e takimit në 3:2.
Kështu, Sevilla është mbreti i La Ligës, pasi ky është trofeu i gjashtë për klubin spanjoll.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.