Sevilla e ka mundur 2:1 Juventusinm duke fituar 3:2 në rezultatin e përgjithshëm, për të kaluar kështu në finalen e Ligës së Evropës,
Dushan Vlahoviqi i kaloi italianët në epërsi në minutën e 65-të, mirëpo Suso barazoi gjashtë minuta më pas për ta dërguar lojën në vazhdime.
Një gol i Erik Lamelës në minutën e 95-të ua siguroi andaluzianëve finalen e shtatë, në garën të cilën e kanë fituar më shumë se cilido klub tjetër – gjashtë herë, aq sa edhe kanë mbërritur në atë stad.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.