Lajmet e fundit

I papëlqyeri i Juventusit, sulmuesi Fernando Llorente është i prirur të largohet nga klubi para mbylljes së afatit kalimtar veror, me Sevillën e interesuar për sulmuesin spanjoll.
Llorente është konsideruar tepricë te biankonerët dhe pritet të lëvizë para se të filloj sezoni, 30 vjeçari gjithashtu ka qenë shumë i lidhur me një transferim te Real Madridi,por tani një konkurrent i ri ka dalë në skenë.
Mundo Deportivo raporton se kampionët e Europa Ligës, Sevilla dëshirojnë t’i ofrojnë Llorentes një rrugë shpëtimi dhe kanë hapur bisedimet me Juventusin për mundësinë e transferimit,transmeton Klan Kosova.