Lajmet e fundit

Sevilla këtë të mërkurë ka rastin që ta shkruajë historinë në Europa League, duke fituar këtë trofe për herën e tretë radhazi - gjë të cilën nuk e ka bërë askush deri tash.
Për këtë skuadra spanjolle sonte në Basel do ta ketë përball Liverpool-in, klub që në masë të madhe ka befasuar me rrugëtimin deri në finale.
Gazzetta World shkruan se janë vetëm dy raste, kur klubet kanë fituar këtë garë dy herë radhazi, edhe kur ajo quhej UEFA Cup. Janë Real Madrid dhe Sevilla që e kanë bërë këtë. Por askush s’ka bërë hat-trick.
Sevilla sonte ka mundësinë për ta bërë këtë në Zvicër, por edhe Liverpool ka rastin që ta fitojë trofeun e parë të vlefshëm prej kur kishte mposhtur Milanin në Stamboll në vitin 2005 në mbrëmje dramatike, transmeton Klan Kosova.