Lajmet e fundit

Të lindësh në shtëpi është një eksperiencë private dhe shumë emocionuese.
Kjo është një shansë e rrallë që nënat e ardhshme mund të shohin se si njerëzit e tjerë janë duke bërë atë.
Por një fotograf deshi ta ndryshojë këtë duke kapur foto intime të dashurës së tij gjatë lindjes në shtëpi.
Gustavo Gomes dhe e dashura e tij Priscila Bochi kanë zgjedhur të mirëpresin fëmijën e tyre në shtëpi, pasi kishin parë një dokumentar i cili eksploron numrin e lartë të lindjeve cezariane që janë traumatike në mbarë botën.
Gomes ka vendosur të ndajë fotografi të lindjes së të dashurës së tij duke paraqitur momente intensive dhe emocione shumë të bukura, transmeton Klan Kosova.
"Unë kam qenë duke fotografuar çfarëdo që ka ndodhur në jetën time që nga viti 2009, kështu që ishte e natyrshme që do ta fotografoja lindjen e vajzës time të parë"
"Vendi ynë ka normat më të larta çezariane në botë - rreth 50% të lindjeve në sistemin shëndetësor publik (SUS) dhe normën tronditëse prej 87% në sistemin privat” tha ai.
"Shumica e tyre janë bërë pa arsye mjekësore, vetëm për shkak se C-seksione mund të jenë të planifikuara dhe janë të shpejtë për mjekët për të vepruar"
Gustavo është shprehur se Priscilla kishte një lindje të shëndetshme, ku ajo u ndje e sigurt dhe rehat.
"Ne shpresojmë se këto foto mund të ja u rikujtojnë njerëzve bukurinë e lindjeve natyrore, madje edhe në shtëpi dhe të inkurajonë nënat e ardhshme sqë të shmangin lindjet cezariane kur ato nuk janë të nevojshme”
Ai gjithashtu është shprehur se ndoshta ka qenë duke fotografuar lindjen e të dashurës së tij, kjo nuk e ka penguar atë që të jetë pjesë e këtij procesi shumë të rëndësishëm për të dy.
"Kjo është arsyeja pse unë nuk kam asnjë foto të vajzës sime Violeta duke dalë jashtë – unë kam qenë i pari që e kam mirëpritur atë në këtë botë, duke e marrë I pari në duar” përfundoi ai.
Gustavo dhe Priscila mirëpritën një vajzë të shëndetshme që tani është dy muajshe.