Lajmet e fundit

“Po ashtu, gjeneral Jashari i informoi anëtarët e delegacionit për zhvillimet aktuale dhe avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe për rolin e saj në sigurinë e vendit dhe kontributin e rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.Në anën tjetër, në njoftim u tha se Serwer dhe delegacioni amerikan vlerësuan lart zhvillimin dhe të arriturat e deritanishme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe kontributin e saj në misionet ndërkombëtare. Gjatë takimit, palët diskutuan edhe për situatën e sigurisë në rajon dhe shkëmbyen pikëpamje mbi rëndësinë e avancimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt integrimit në strukturat euroatlantike, përkatësisht në NATO dhe Bashkimin Evropian.