Njohësi i politikave në Ballkan, Daniel Serwer ka dhënë një vlerësim mbi zhvillimet në rajon.
Në një përgjigje për klankosova.tv, ai u shpreh se aktualisht Kosova qëndron mirë sa i përket situatës së sigurisë.
''Kosova është mirë për tani'', thotë ai.
''Por, nuk e di sa më gjatë do të dëshirojnë Shtetet e Bashkuara të mbajnë praninë e trupave të saj''.
Lidhur me deklarimet e presidentit amerikan, se në Kosovë, së fundi u ndalua një përshkallëzim, profesori i ”Johns Hopkins”, u shpreh se FSK do të ketë shumë shpejt obligime shtesë në menaxhimin e sigurisë.
''Ka shumë probleme më të mëdha në botë''.
''FSK një ditë, ndoshta shumë shpejt, do të ketë përgjegjësi të mëdha'', u shpreh ai për klankosova.tv.
Sipas tij megjithëse Kosova mbetet një prioritet për aleatët ndërkombëtarë, interesat e mëdha të SHBA-së mund të ndikojnë në angazhimin e mëtejshëm të trupave amerikane në rajon.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.