Lajmet e fundit

Edhe mëngjesin e së premtes, Brukseli nuk gjeti qetësi. Nga të shtënat me armë mbeti i vrarë një person.
Ky incident me të shtëna armësh është i katërti në kryeqytetin belg këtë javë.
Shpërthimi i fundit i dhunës në qytet ndodhi në orët e para të së premtes në lagjen Peterbos në Anderlecht, tha për mediat zyra e prokurorit të Brukselit, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.rv.
Viktima ishte një burrë që ende nuk është identifikuar, tha zëdhënësja e policisë, Sarah Frederickx.
“Ndoshta është e lidhur me bandat rivale të drogës”, tha një zëdhënëse e zyrës së prokurorit të Brukselit.