Sulmuesi Benjamin Kololli, ka arritur që ta realizoj golin e dytë në ndeshjen e futbollit midis kombëtares së Kosovës dhe asaj të Maltës.
Në minutën e 81’, Kololli ka shënuar golin e tij të dytë në këtë ndeshje, pasi që futbollisti Milot Rashica i ka asistuar atij një top të mrekullueshëm, njofton Klan Kosova.
Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” dhe Dardanët janë duke e dominuar lojën me rezultat 2-1.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.