Drejtori i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skënder Hita, ka firmosur disa ndryshime të drejtuesve në strukturat e policisë.
Ndryshime janë bërë në Fier, Elbasan, Vlorë, Berat e disa zona të tjera të Shqipërisë, raporton Euroneës.al, transmeton Klankosova.tv.
Erion Ahmeti emërohet në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier
Andi Banushi emërohet në Policinë e Elbasanit;
Krenar Guçe shef rendi në Përmet;
Gerald Toska shef i Komisariatit të Fierit;
Dritan Muça zv.drejtor për hetimin e krimit në Vlorë;
Dritan Malaj zv.drejtor për hetimin e krimit në Berat;
Islor Islami emërohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si shef sektori në mbështetjen hetimore të krimit të organizuar;
Erdit Rreçeku emërohet shef i Komisariatit në Peqin.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.