Lajmet e fundit

Telenovelat dhe serialet e ndryshme janë bërë pjesë e pandashme e ekranit të vogël.
Pushteti i tyre është rritur ndjeshëm këto 10 vitet e fundit duke zënë kështu një pjesë të mirë të kohës televizive.
Disa i konsiderojnë si një humbje kohë apo thjesht argëtim për shtëpiaket, por të gjithë bashkohemi në një pikë: serialet dhe telenovelat na ndihmojnë të ndryshojmë konceptin që kemi për botën.
Kjo qasje sociologjike konfirmohet edhe nga shkenca. Studiuesit amerikanë bënë një kërkim mbi një kampion prej 193 personash që duhet të ndiqnin dy programe: serialin hit ‘’Friends’’ ku shfaqen shumë pak personazhe me ngjyrë dhe ‘’ Liittle Mosque on the Prairie’’ që tregon jetën e një familjeje myslimane në një qytet të vogël.
Në fund të studimit u vu re që teleshikuesit u treguan më pak paragjykues ndaj dy fenomeneve në fjalë.
Ne atashohemi shumë me personazhe të caktuara aq sa arrijmë të identifikohemi përmes tyre. Po ju keni ndonjë serial ose telenovelë të preferuar, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova.
Ju ka ndodhur të gjeni veten tek ndonjë subjekt seriali?