Lajmet e fundit

Sergio Ramos filloi stërvitjen me bashkëlojtarët e tij të rinj të Paris Saint-Germain të hënën dhe ai shpreson që Kylian Mbappe të jetë ai me të cilin do të vazhdojë të stërvitet edhe për ca kohë.
Sulmuesi francez është nën syrin e "Los Blancos'', mirëpo spanjolli shpreson që Mbappe të qëndrojë i vendosur të klubi parisien, përcjell Klankosova.tv.
"Nuk do të guxoja të them se çfarë duhet të bënte dikush, me përvojën time mund t'i jepja disa këshilla privatisht," tha Ramos për mediat spanjolle përmes një konference për shtyp.
"Do të doja që ai të qëndronte në PSG sepse më pëlqen të luaj me më të mirët''.
"Kur merrni vendimin për të qëndruar ose për tu larguar, është shumë personale".
Ramos, sheh një të ardhme të ndritur për Kylian Mbappen dhe se fryma e tij fituese mund ta ndihmojë atë, raporton Marca.
"Nuk e di se çfarë ka në mendje Kylian, por ai mund të bëjë ndryshimin," vazhdoi Ramos.
"Ai është shumë i ri, ka një ekip shumë të mirë këtu dhe ka nevojë për lojtarë të shkëlqyeshëm.
"Unë mund të sjell frymën time fituese dhe nëse mund t'ia kaloj skuadrës do të ketë qenë një sukses."
Largimi i Ramosit nga Real Madrid, ku ai ishte bërë një legjendë, befasoi shumë tifozët madrilien, por 35 vjeçari ka lëvizur dhe ka humbur kohë për të analizuar se çfarë mund të ketë qenë.