Lajmet e fundit
Gardiani i Celtas nuk ka pranuar gol plot 260 minuta nga treshja sulmese e Barcelonës.

Po të mos pësonte dhjetë minuta para fundit të takimit, Sergio Alvarez do të ruante të paprekur portën për të tretën përballje me radhë ndaj Messit, Suarezit dhe Neymarit – diçka që shumë pak portierë kanë arritur ta bëjnë.
Megjithatë, goli i brazilianit nuk i ka hequr aspak nga lavdia e gardianit të Celtas.
Alvarez u bë zgjedhja e parë për portën e Celtas, sezonin e shkuar, pasi Yoel Rodriguez kaloi tek Valencia.
Ai ishte njeriu i ndeshjes në fitoren 1-0 të Celtas në Camp Nou, sezonin e shkuar.
Katalanët fituan ndeshjen e kthimit me rezultat të njëjtë, pas një goli të Mathieu, që do të thotë se asnjë nga tre sulmuesit katalan nuk ia dolën që ta mposhtin gardianin e Celtas.
Rekordi i pamposhtmërisë 260 minutëshe ndaj sulmuesve të Barcelonës pa fundin dhjetë minuta nga mbarimi i ndeshjes së të mërkurës mbrëma, kur Neymar shënoi golin e nderit për skuadrën nga Camp Nou, në debaklin 4-1.