Lajmet e fundit

Shumë fansa të Barcelonës e kanë shtruar pyetjen, se pse ekipi i tyre i preferuar nuk po e shet Sergi Roberton.
Mirëpo është trajneri Luis Enrique ai që gjithmonë ka pasur besim në katalanasin e ri, dhe nuk e ka larguar kurrë nga ekipi.
Talenti ishte gjithmonë pjesë ekipit, që kur Pep Guardiola në vitin 2011 pati thënë: “Sergi Roberto është një lojtar për të cilin Barcelona do të ketë nevojë në vitet e ardhshme. Kur ai të eksplodojë, do të ngeleni të befasuar”.
Tani ai po shihet si zëvendësimi ideal për Dani Alves, që u largua nga Barcelona për t’iu bashkuar Juventusit, pas tetë sezoneve të suksesshme në Camp Nou, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Sergi Roberto është një lojtar i shkëlqyer. Ai është më shumë se futbollist, për shkak se luan perfekt sa herë që ia kërkoj”, ka thënë trajneri Luis Enrique.