Lajmet e fundit

Tenistja Serena Williams po përballet me reagime negative pasi që ka thënë se lindja e fëmijës do ta bëjë atë “grua të vërtetë”, në një intervistë të fundit për fëmijën e saj me të fejuarin, Alexis Ohanian.
“Kam shumë respekt për shumë gra”, tha ajo për Herald Sun’s Stellar.
“Jam gati për t’u bërë grua e vërtetë tani, e dini? Do të jetë diçka mbresëlënëëse nëpër të cilën do të kaloj”, tha Williams.
Por Williams u kritikua shpejtë për këtë koment, e që disa e quajtën “pa tru”.
Disa fansa në rrjete sociale u ankuan për këto komente të tenistes legjendare duke e quajtur si të keq-formuluar apo edhe të pamenduar.