Lajmet e fundit
Serbia ka shënuar historinë duke u shpallur Kampione e Botës në futboll në kategorinë nën 20 vjet, kur mposhti Brazilin me rezultat 2:1.

Nemanja Maksimovic ka shënuar golin e fitores në minutat shtesë të takimit.
Maksimovic pati paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë kohës, ai asistoi te Mandic për golin e epërsisë në minutën e ’70-të të takimit.
Kurse për Brazilin golin e nderit e realizoi Andreas Perreira, brazilianët patën raste më të mira por që fati nuk ishte në anën e tyre.
Fitorja e Kupës për Serbinë është e para prej që ajo është shtet i pavarur. Jugosllavia pati fituar Kupën e Botës për të rinj në vitin 1987.