Përveç burgut që mbajnë në Serbi, me akuza të fabrikuara për krime lufte, shqiptarët e Kosovës janë duke u shpenzuar financiarisht pa masë.
Nezir Mehmetaj ka mbajtur 5 vjet e nëntë muaj burg në Beograd. Ai thotë se ka shpenzuar afër 220 mijë euro për mbrojtjen e tij.
“198 mijë franga që i kam marrë prej Zvicre, krejt i kanë hangër avokatët”, ka thënë Mehmetaj për emisionin MAT në Klan Kosova.
Edhe Avni Qenaj, që ka qëndruar në burg në Beograd për dy muaj e gjysmë, është shpenzuar shumë.
“Totali nuk dihet saktë, se vëllai ka folur me avokatë. Si ka folur, 10 mijë në start ia ka dhënë… tutje… S’kam qejf me thënë shifra… afërsisht e rrok deri 60 mijë euro”, shprehet ai.
Ndërkaq Hasan Dakaj, i cili është ndihmuar edhe nga bashkëfshatarët e Korishës së Prizrenit për avokatë, ka shpenzuar 30 mijë euro.
Më poshtë e gjeni të plotë dokumentarin "Çekani i padrejtësisë":
https://www.youtube.com/watch?v=POVCp0VwL0U&list=PLkbYqy6vnNgdIubZuuijwsoeFKLdiWJEV&index=9
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.