Beogradi do të ftojë 22 anëtarët e Bashkimit Evropian që të rishqyrtojë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës me arsyetimin se Katalonia është një shembull i qartë i këtij gabim .
Kështu shkruan e përditshmja serbe "Novosti" duke iu referuar burimeve, transmeton Klan Kosova.
Sipas kësaj gazete, kjo do të jetë një nga pjesët kryesore të letrës së Presidentit Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë serbe drejtuar Bashkimit Evropian dhe shteteve të saj anëtare, pas mesazhit të Brukselit se Kosova dhe Katalonia janë të pakrahasueshme për shkak se Serbia, ndryshe nga Spanja, nuk është anëtare e BE-së, transmeton Klan Kosova.
Në letrën të cilën zyrtarëve të Brukselit do t`ia dorëzojë personalisht kryeministrja serbe, Ana Brrnabiq në selinë e BE-së më 10 dhe 11 tetor, do t'i referohen pyetjen specifike: A është sistemi i të drejtës ndërkombëtare i vlefshëm vetëm për vendet e Be-së apo për të gjithë?, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.