Policia serbe ka arrestuar të martën katër shtetas të Republikës së Shqipërisë, pasi dyshohet se kishin shpalosur bluza me motive kombëtare.
Sipas mediave serbe, të arrestuarit janë A.S. (1989), E.V. (1984), E.G. (1978) dhe A.C. (2005), me arsyetimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare, raporton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve, i arrestuari A.S., kishte postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku shfaqet në një makinë në shoqërinë e të dyshuarve të tjerë, duke vozitur në një autostradë përmes Serbisë, dhe shfaqin simbolet e Shqipërisë Etnike.
Të dyshuarve u është urdhëruar paraburgimi deri në 48 orë, pas së cilës ata thuhet se do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal.
https://www.youtube.com/watch?v=z-iloAr-eaE
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.