Të mërkurën mbrëma, Prokuroria Speciale e ka ndaluar një person për spiunazh.
Aksioni u zhvillua në regjionin e Mitrovicës, pas një procesi disamujor të hetimeve të kryesuara nga Agjencia Kosovës për Inteligjencë dhe policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria kundër Terrorizmit.
Klankosova.tv mëson se i arrestuar është Aleksandar Vllajiq, i cili kishte qenë polic i Kosovës.
Po ashtu Klankosova.tv mëson se përveç kësaj, ai ishte i kërkuar për një sulm të kryer në veri, ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në veriun e Mitrovicës.
Serbi është personi i tretë i ndaluar brenda pak kohësh nga autoritetet e Kosovës, si i dyshuar për spiunazh.
https://klankosova.tv/aki-hetoi-prokuroria-speciale-arreston-ne-mitrovice-edhe-nje-te-dyshuar-per-spiunazh/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.