Lajmet e fundit

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ka bërë një deklarim sensacional duke thënë se ai ka qenë dëshmitar i një manipulimi të një barazimi në një garë evropiane.
“Po. E kam parë më sytë e mi dhe ishte një mashtrim. Ishte në një garë evropiane. Vetëm një ekip e ka bërë këtë, ishte nga ana italiane”, ka thënë ai në një intervistë, transmeton Klan Kosova.
80 vjeçari nuk ka pranuar të tregojë se për cilin turne bëhet fjalë por zbuloi se topat që përmbanin emrat e skuadrave ishin ose më të nxehtë ose më të ftohtë për të ndihmuar në identifikimin e tyre.
Blatter gjithashtu tha se nga një “mashtrim” i tillë ka përfituar vetëm një skuadër.
Ai ka thënë se këtë nuk e ka bërë vetë asnjëherë, ndonëse ka treguar se ka qenë dëshmitar i një korrupsioni të tillë.
“Unë kurrë nuk e kam bërë këtë, presidentë të tjerë e kanë bërë, unë jam i pastër” ka përfunduar ai.