Lajmet e fundit
Mbrojtësi romak po kërkohet me ngulm nga Milan e Arsenal

I ri, i fuqishëm e shumë teknik, mbrojtësi i Romës, Alessio Romagnoli, është bërë dëshira e shumë klubeve europiane.
AC Milan e ka kërkuar me ngulm futbollistin, por romakët nuk e kanë ndërmend ta lëshojnë po nuk u paguan të paktën 30 milionë euro për kartonin e futbollistit.
Duke parë këtë situatë, Arsenali po tenton të “rrëmbejë” objektivin e Gallanit për mbrojtjen me emisarët e topçinjve që janë interesuar për mbrojtësin italian.
Edhe për anglezët përgjigja nga Roma ishte e njëjtë, për Romagnolin nevojiten jo më pakë se 30 milionë euro.