Senati italian i ka dhënë miratimin përfundimtar marrëveshjes së diskutueshme Shqipëri-Itali në lidhje me ngritjen e qendrave të emigrantëve në Shëngjin.
Dhoma e Lartë miratoi me 93 vota pro dhe 61 kundër, marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministrat respektivë Giorgia Meloni dhe Edi Rama.
Ansa shkruan se që nga marrja e detyrës në vjeshtën e vitit 2022, qeveria Meloni ka kontaktuar vendet e treta në një përpjekje për të frenuar migrimin e parregullt nga deti drejt Italisë, i cili në vitin 2023 u rrit me rreth 50% krahasuar me një vit më parë.
“Opozita italiane e ka kritikuar marrëveshjen duke e krahasuar me një Guantanamo të re dhe pretendoi se u shkel Kushtetutat e vendit. Ndërkohë që disa vende të tjera të BE-së kanë thënë se është një model që mund të imitohet”, shkruan media italiane, transmeton EuroNews.
Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.
Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.