Shaën Mendes ka njoftuar se është i detyruar të anulojë koncertin e tij në Sao Paulo, Brazil, pas një infeksioni të sinusit, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari 21 vjeçar ishte tek mjeku të shtunën dhe njoftimi u bë menjëherë pas kësaj.
Shaën e bëri një postim në Twitter duke shkruar: “Më vjen keq”.
“Sao Paulo, më vjen keq për këtë që do të them por sot u zgjova duke u ndjerë i sëmurë dhe zbulova se kam laringjit dhe një infeksion të sinusit i cili më ka shkaktuar ënjtje të litarëve të zërit. Mjekët më thanë që nuk mund të performoj sepse rrezikoj zërin tim. Ju dua shumë dhe kërkoj falje por do ta plotësoj këtë datë së shpejti”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.