19.06.2019 · përditësuar para 2578 dite1 min lexim
Fatkeqësisht, Rita Ora nuk do të jetë e pranishme në koncertin veror në Islandë “Secret Solstice”.
Këngëtarja pati një lajm të keq për të gjithë fansat e saj që po prisnin për ta parë e dëgjuar, njofton Klan Kosova.
Ajo njoftoi se shkak është gjendja e saj shëndetësore dhe se mjekët i kanë këshilluar të anulonte koncertet derisa gjendja e saj të stabilizohet.
“Jam shumë e mërzitur për të gjithë që do vinin në Solstice në Islandë, që unë do të mund të performojë ashtu siç ishte e planifikuar. Kam probleme me një infeksion në gjoks që po vazhdon të kthehet kohë pas kohe, dhe jam këshilluar që të marrë pak kohë pushim që të rikuperohem. Isha shumë e gëzuar që do të kaloja kohë në Islandë dhe të isha pjesë e këtij festivali. Anulimet asnjëherë nuk i pres mirë sepse jam shumë mirënjohëse për cdo mundësi që kam për të performuar. Jam veçanërisht e zhgënjyer dhe zemërthyer sepse po zhgënjej fansat e mi. Më vje keq që nuk mund të jem aty! Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetje. Mezi po pres që të festojmë Solstice 2020!”, ka shkruar Rita në Instagram.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.