Lajmet e fundit

Rritja e përdorimit të robotëve të seksit mund të shpërndajnë sëmundje seksualisht të transmetueshme ndërsa mund të përkeqësojë dhe gjendjen e meshkujve kur tërhiqen nga femrat.
Kështu thotë raporti i fundit i shkencëtarëve britanikë, ndërsa është potencuar se robotët e ngjashëm me njerëzit, të cilët janë krijuar për të dhënë kënaqësi seksuale, janë pjesë e një tregu në rritje të teknologjisë seksuale, njofton Klan Kosova.
Përmes tregut online, një kukull e tillë shitet nga 4 mijë dollarë e deri në 15 mijë.